Top Channel/ U plagos me 50 plumba, flet nga spitali vlonjati
11/01/2025 22:05

Në gjendje të traumatizuar dhe paniku, Kevin Hajrulla, i cili u plagos nga një breshër plumbash, është marrë në pyetje nga blutë e Vlorës në ambientet e spitalit në Tiranë, ku vijon të qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve. 30-vjeçari nuk e ka ndihmuar grupin hetimor në dëshminë që ka dhënë përpara tyre, pasi nuk ka pranuar se ka pasur konflikte me njeri. “Nuk kam konflikt me asnjë dhe nuk e di se cfarë mund të ketë ndodhur. Jam traumatizuar dhe nuk mbaj mend momentin, as persona, s’kam parë gjë. Jam kusheri me Inezin, por jam takuar rralle me të”, mësohet të ketë thënë Hajrulla. I pyetur për momentin e atentatit, Kevin Hajrulla kujton pak ngjarjen, por jo plotësisht. Deri tani Hajrulla ka bërë 3 ndërhyrje në trup duke hequr gjithë plumbat, por do i nënshtrohet edhe ndërhyrjeve të tjera sipas bluzave të bardha. Ndërkohë burime të grupit hetimor bëjnë me dije se hetimet kanë avancuar nëpërmjet këqyrjes së kamerave të sigurisë, por deri tani nuk janë identifikuar ende autoret. Kevin Hajrulla u plagos rëndë në datë 18 Dhjetor ne lagjen 24 maji, ndersa ishte duke levizur me automjetin e tij tip “Benz mercedez”. Ndaj tij i qëllua me mbi 50 plumba, ndërsa u plagos edhe një person tjetër rastesisht në vendngjarje. Hajrulla është duke marrë mjekim në Tiranë pas plageve të shumta të marra në pjesë te ndryshme të trupit.

Top News – E kallëzuar për falsifikim vulash, SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Irena Gjokës
25/03 20:31
Top Channel/ Profili i Saraivës, nga Londra në eliminimin e Nikulajt në Shëngjin
25/03 20:01
Top Channel/ “S’ka drejtësi pa porositësit”! Familja e Nikulajt kërkon zbardhjen e plotë të krimit
25/03 19:56
Top Channel/ Burg përjetë portugezit Saraiva, eliminoi Ardian Nikulajn
25/03 19:55
Top Channel/ PD dhe PS, paqe në tavolinë! Opozita bie dakord për procesin e reformës territoriale
25/03 19:54
Top News – Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, burg përjetë për ekzekutorin portugez
25/03 19:28
Top News – ‘Tym i bardhë’ te territorialja. PS e PD gjejnë dakordësinë për kalendarin e konsultimeve
25/03 15:38
Top Channel/ “Dekriminalizoni shpifjen në media”, BE kërkon reforma dhe transparencë
25/03 15:20
Top Channel/ Gjykata liron protestuesit, u arrestuan më 22 Mars për dhunë e molotovë
25/03 15:17
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motoçikletës
25/03 15:17
Top News – Lirohen protestuesit e PD. Gjykata cakton detyrim paraqitje për 15 qytetarë
25/03 15:08
Top Channel/ “Turizmi” i naftës, shoferët shkojnë në RMV, çmimi 60 lekë më pak
25/03 15:06
Top Channel/ Nafta rrit çmimet e perimeve, importet shtrenjtojnë tregun, ankohen qytetarët
25/03 15:04
Top Channel/ “Denoncoi motrën dhe nipin në polici”, flet vëllai i gruas që u vra nga burri: Dhunues
25/03 14:20
Top News – ‘Raciste dhe e korruptuar’. Berisha komenton deklaratat e komisioneres Marta Kos
25/03 14:08
Top News – Rikthehet ëndrra amerikane. Por me pagesë dhe me kritere të reja për gjininë
25/03 13:30
Top Channel/ Zbulime të reja në Kalanë e Kaninës, gjendjen gjurmë 2400-vjeçare dhe struktura unike
25/03 12:32
Top Channel/ Turizmi në Gjirokastër me probleme! Zhurma dhe stafi i patrajnuar shqetësojnë sezonin
25/03 12:30
Top Channel/ 113 vjet nga tragjedia. Serbët vranë 27 të rinj në Lushnje
25/03 12:30
Top Channel/ Pas dy orësh në SPAK, ish-drejtoresha e AKSHI-t Karçanaj del nga Prokuroria e Posaçme
25/03 12:15