Top Channel/ U nda nga ylli i Realit, modelja shkon te shoqja dhe i “vjedh” të dashurin
01/10/2025 21:21

Modelja Bruna Rota, e njohur për lidhjen e saj të mëparshme me futbollistin e Real Madridit, Rodrygo, është bërë protagoniste e një skandali që ka tronditur mediat rozë dhe rrjetet sociale. Ajo akuzohet se ka nisur një histori të fshehtë dashurie me të dashurin e shoqes së saj më të mirë, Kamila, ndërsa jetonte në shtëpinë e saj në Madrid. Sipas raportimeve nga mediat braziliane, pas ndarjes së dhimbshme nga Rodrygo, Bruna u prit nga Kamila si një anëtare e familjes. Ato ndanë momente të ngrohta, udhëtime dhe përditshmërinë së bashku. Por miqësia e tyre përfundoi papritur dhe në mënyrë dramatike. Gjatë pushimeve verore në Marbella, modelja dyshohet se nisi një lidhje të fshehtë me partnerin maroken të Kamila, një milioner. Afera u zhvillua ndërkohë që të tre ndodheshin bashkë, pa asnjë dyshim nga ana e Kamila. Pas kthimit në Madrid, Bruna gënjeu shoqen duke pretenduar se kishte marrë me qira një apartament përmes Airbnb, kur në fakt po bashkëjetonte me partnerin e ri. Zbulimi i kësaj mashtrimi shkaktoi një krisje të pakthyeshme në marrëdhënien e tyre. Në një reagim publik, Bruna Rota pranoi gabimet e saj në një video të postuar në rrjetet sociale, duke kërkuar falje dhe duke shpjeguar se po kalonte një periudhë shumë të vështirë emocionale pas ndarjes nga Rodrigo. Ajo përshkroi lidhjen me futbollistin si “toksike” dhe pa “reciprocitet”, duke justifikuar veprimet e saj si një mënyrë për të gjetur ngushëllim. “Ndodhi në një moment shumë të ndjeshëm të jetës sime,” tha ajo, dhe përfundoi me një mesazh të fortë: “Nuk është krim të biesh në dashuri.”

Top Channel/ “Pse më akuzon që kam ndjenja për ty”/ Selin përplaset me Mirin: Nuk e besoja, por…
09/03 22:41
Top News – Sulmohet me armë shtëpia e Rihanna-s. Këngëtarja ndodhej në banesë, autorja një grua
09/03 09:51
Top News – Dasmë në “BBVA”, martohen Gimbo dhe Selin, Rogerti rrëzon tortën.
06/03 09:39
Top News – Ndodhi! Selin dhe Gimbo shkëmbejnë puthjen e parë
05/03 09:47
Top Channel/ Kjo nuk pritej! Rogerti bënë deklaratën e papritur: Miri dhe Selin…
04/03 22:02
Top Channel/ “Prapë me akuza ti, nuk zë mend”, vazhdojnë debatet e ashpra mes Rogertit dhe Selin
04/03 19:13
Top Channel/ Babai i Selin bën reagimin e papritur, çfarë shkruhej në dron: Gimbo dhe Greta…
27/02 22:31
Top Channel/ “A ndjen dhe ti të njëjtën gjë për mua??” Selin dhe Gimbo darkë romantike, çfarë ndodhi
27/02 22:29
Top Channel/ “E ke figurën atërore të dështuar”, Rogerti përplaset me Selinën dhe Arditin: Ejani…
27/02 21:39
Top Channel/ Miri bën deklaratën e fortë në Big Brother: Mos ndoshta Selin ka ndjenja për mua?
26/02 22:28
Top Channel/ Zarf i zi në shtëpi, anulohet televotimi aktual, çfarë do të ndodhë…
26/02 22:27
Top Channel/ “Shih punët e tua”, Stenaldo debaton me Mirin: Je shoqëria e incestit, turp të të vijë
25/02 15:35
Top Channel/ “Je i pasigurt”, Selin dhe Gimbo ende të dyjëzuar: Në krevat me Mirin…
24/02 15:46
Top Channel/ Nuk flet me vëllanë, Rogerti: U prishëm për prona, s’më interesonte nëse kishte vdekur
23/02 21:43
Top News – Shuhet aktori i ‘Grey’s Anatomy’ / Ndahet nga jeta Eric Dane në moshën 53 vjeçare
20/02 11:52
Top News – Zarf i zi në shtëpi/ Kristi Lamaj përjashtohet nga gara e “BBVA 5”
20/02 10:41
Top Channel/ Kristi Lamaj përjashtohet përfundimisht nga Big Brother me zarf të zi, çfarë ndodhi
20/02 10:01
Top Channel/ Mateo debaton ashpër me Mirin: I fëlliqur, po bën çdo gjë për mbijetesë
19/02 19:37
Top Channel/ “O Zot ma ruaj djalin”,Rogerti shpërthen në lot pas debatit me Selin: Kërkoj falje për…
18/02 22:45
Top Channel/ “Njeri i pisët dhe i fëlliqur”, Mateo debaton me Rogertin: A je budalla apo bën vetë
18/02 20:45
DIGITALB DIGITALB