Sot në Gjykatën e Fierit u zhvillua seanca ndaj 34-vjeçarit Aranit Arapi nga Divjaka, i cili u la në arrest me burg pasi bëri dasmë dhe bashkëjetonte me një 14-vjeçare. Sikurse duket në pamje, gjatë momentit që do njihej me masën e sigurisë, Arapi ka mbuluar kokën me xhup, pasi nuk ka dashur të filmohet nga kamerat.