Pas rreth një muajsh kërkime, është gjetur trupi i pajetë i Jurgen Karajt, të riut që ra në lumë së bashku me shokun e tij më 10 janar. Trupi i 30-vjeçarit u gjet në afërsi të fshatit Urakë, gjatë patrullimit me gomone të forcave të ushtrisë dhe FSK. Familjarët konfirmuan se trupi i përkiste Jurgen Karajt, ndërsa do të dërgohet në morg.