Policia e Fierit arrestoi këtë të premte 42-vjeçarin që plagosi me sende të forta komshiun e tij. Ai u ndalua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga ana e agjentëve. Ngjarja ndodhi tre ditë më parë në lagjen "29 Nëntori" në qytetin e Fierit, ku 42-vjeçari goditi me çekiç në kokë fqinjin e tij, 55-vjeçar.