Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodr, në kuadër të operacionit policor të koduar “Return”, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Z. L., 32 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Shkodër . Ky shtetas në lagjen “Qemal Stafa” dyshohet se nën kërcënimin e armës, i ka marrë një celular shtetasit E. M., 24 vjeç, i cili ishte së bashku me vëllain e tij, dhe një ditë 32-vjeçari, u ka kërkuar 20.000 lekë për kthimin e celularit, lekë të cilat i ka marrë por nuk e ka kthyer celularin.