Një 23-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi është kapur me 1 kg e 54 gramë kanabis në trajtë gjelatine. Blutë bëjnë me dije se shtetasi D. C., 23 vjeç, banues në Dibër u arrestua në rrugën “5 Maji” dhe iu sekuestrua lënda narkotike me vlerë rreth 10 mijë euro.