Pronari i dyqanit që tregtonte fishekzjarrët dhe kapsollat në lagjen Perash në Shkodër është proceduar penalisht. Nga kontrollet në subjekte të ndryshme tregtare, për parandalimin e futjes dhe të tregtimit në mënyrë të paligjshme të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, policia sekuestroi 850 kapsolla Zeus dhe 198 fishekzjarrë, nga të cilët 78 me fuqi të lartë shpërthyese.