Një 22-vjeçar në Tiranë është arrestuar, pasi është kapur në flagrancë duke transportuar pako me kokainë për ta shitur në zonat e kryeqytetit Yzberisht, Kashar dhe Ali Demi. Uniformat blu bëjnë me dije se në automjetin që drejtonte 22-vjeçari, janë gjetur dhe sekuestruar 564 gramë kokainë.