Një person është vënë në pranga, pasi u kap nga policia duke ndotur ujërat e lumit Gjanica në Fier. Gj.P 52 vjeç i cili është një punonjës i sektorit të pastrimit të një kompanie private, u kap në vendin e quajtur Ish-UPN”, Fier duke shkarkuar mbetjet e hidrokarbureve.