Briken Calja, sportisti me rezultatin më të lartë në ekipin kombëtar olimpik në Tokio, sapo ka mposhtur edhe Koronavirusin, me të cilin u infektua me të mbërritur në Shqipëri. Për Top Channel ai tregon 15 ditët e karantinimit. “Sapo erdhëm nga Olimpiada pas 4-5 ditësh rezultova pozitiv me Covid-19. Realisht ne jemi mbrojtur shumë atje pasi ishim pjesë e garës nuk di të them se ku mund ta kem marrë, ndoshta e kemi marrë në aeroport. Unë i kam bërë të dy dozat e vaksinës Pfizer dhe realisht e kalova lehtë”.