Suedia i befasoi të gjithë kur në fillimet e pandemisë zgjodhi të shkonte kundër rrymës e të mos aplikonte karantinat kombëtare. Ndërsa tani, bëhet pjesë e vendeve që kanë rekomanduar dozën e katërt të vaksinës për një kategori të caktuar të popullsisë. Autoritetet suedeze këshillojnë që dozën përforëcuese ta marrin 80 vjeç e lart, me qëllim që të mos bjerë efikasiteti i vaksinave.