Top Channel/ U gjet i pajetë, 45-vjeçari pësoi arrest kardiak nga uji i ftohtë në lumin Osum
03/07/2021 20:29

Një 45-vjeçar u gjet i mbytur paraditen e sotme në ujërat e lumit Osum në Berat. Trupi i tij i pajetë u pa duke lundruar mbi lum nga kalimtarët, të cilët lajmëruan menjëherë policinë. 45-vjeçari u nxor i pajetë nga lumi nga forcat e Repartit Zjarrfikës të Beratit,të cilët e gjetën të ngecur në disa barishte në afërsi të Urës së Goricës dhe e transportuan drejt Repartit të Morgut në Spitalin Rajonal të Beratit. Burime nga mjekësia ligjore konfirmojnë se Mejdani ka pësuar arrest kardiak menjëherë pas rënies në kontakt me ujin e ftohtë të lumit Osum. Të njëjtat burime konfirmojnë se peshkatari 45-vjeçar nuk kishte asnjë pikë ujë në mushkëri dhe se vdekja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit. Viktima Ilir Mejdani i përkiste komunitetit Egjiptian dhe jetonte në lagjen “Çlirim” në Berat, me bashkëshorten dhe 3 fëmijët e tij. Ai peshkonte prej rreth 20-vitesh në ujërat e lumit Osum dhe peshkun që zinte e tregtonte me qeska nëpër qytet. Burime nga të njohurit e miqtë e tij konfirmojnë se vitet e fundit Mejdani pinte shumë alkool dhe thuajse rrinte çdo ditë i alkoolizuar.

Top News- ‘Gjuha shqipe e drejta jonë’/ Studentët protestë në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen
06/04 15:48
Top News-Të shtënat pranë Shtëpisë së Bardhë/ Shërbimi sekret merr në dorë hetimet, kërkon autorët
06/04 15:34
Top Channel/ Lamtumirë Ilirjan Shkurti. Artistë dhe qytetarë homazhe aktorit pogradecar
06/04 15:32
Top Channel/ Reagon Tirana për studentët në RMV: Provimet në shqip janë të garantuara
06/04 15:31
Top News- Përgatitje për luftë, ushtria gjermane ndalon burrat të udhëtojnë jashtë vendit
06/04 15:29
Top News- Ushtria ruse në krizë për ushtarë/ Mashtron dhe rekruton burra të varur nga alkooli
06/04 15:28
Top News – President i ri apo zgjedhje? Abdixhiku: Ende nuk kemi asgjë të re, zgjedhjet nuk i duam
06/04 15:17
Top News – Asnjë emër konsensual për president! Kurti: Do vazhdojmë bisedimet
06/04 15:17
Studentët shqiptarë mbushin sheshet në Shkup/ Analiza në studio: Përplasje fizike dhe kundërshtime
06/04 15:13
Top News- ‘Gjuha shqipe e drejta jonë’/ Studentët protestë në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen
06/04 15:09
Top News – ‘Arti i Negociatave’ dhe Trump. Presidenti shpërfill rregullat e veta në luftën me Iranin
06/04 14:40
Top News – Luftërat trazojnë kombet. Islanda referendum për të rifilluar bisedimet me BE
06/04 14:33
Top News- Kalimi në tunelin e Llogarasë me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat
06/04 14:33
Top News – Gjuha amtare bën bashkë shqiptarët. Tirana zyrtare rreshtohet krah studentëve në Shkup
06/04 13:57
Top News- Kapen dy trafikantet e emigrantëve/ Do i çonin drejt Kosovës, njëra kontrollonte rrugën
06/04 13:57
Top News-Mision shpëtimi në Fushë-Arrëz, punonjësi i kompanisë celulare gjendet i shtrirë në dëborë
06/04 13:52
Top Channel/ Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, një i plagosur
06/04 12:30
Top Channel/ Tirana zyrtare mbështet protestën e studentëve për provimin në gjuhën shqipe në Shkup
06/04 12:28
Top Channel/ Fshati që do ujë dhe drita! Në Mal të Martaneshit, banorët: Na ndihmoni
06/04 12:27
Top Channel/ Varfëri dhe mbijetesë, familja me gjashtë anëtarë në Kopacëz të Delvinës mes skamjes
06/04 12:26