Ka ndërruar jetë në Kenia 22-vjeçarja Joy Ayoko që u dhunua në Tiranë në gusht të vitit të shkuar në rrethana ende të paqarta. E reja qëndroi në spitalin e Traumës prej muajit gusht kur u dhunua dhe pësoi dëmtime të mëdha që e lanë në koma. Në janar të këtij viti, ajo u kthye në vendin e saj në Kenia.