Shkatërrim i përmasave të paimagjueshme: Mijëra vetë mendohet se mund të kenë humbur jetën si pasojë e një stuhie të fuqishme që ka shkaktuar përmbytje apokaliptike në Libi. Lideri i qeverisë në lindje të vendit, e cila nuk njihet ndërkombëtarisht, ka thënë se numri i vdekjeve mund të shkojë në 2.000, ndërsa mijëra njerëz tjerë vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur, mes trye edhe 7 pjesëtare të forcave ushtarake, të cilët ishin përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit.