Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro e cila u kap duke marrë 330 mijë lekë ryshfet për tenderin 670 mijë lekëpritet të dalë sot para Gjykatës së Posaçme. Duro dhe specialistja e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Luara Shteto do të njihen sot me masën e sigurisë, ndërsa seanca pritet të zhvillohet në orën 13:00.