Në ceremoninë e dhurimit të shtëpive të rindërtuara në Laç me financimin e qeverisë turke, kryeministri Edi Rama ka treguar momentin kur të gjithë mendonin se Turqia do ndërpriste punën. Arsyeja ishte se pak pas 26 nëntorit, Turqia u godit nga një tërmet i fortë. Por Rama thotë se ishte i bindur që Erdogan do të bënte çdo gjë për të mbajtur fjalën e tij.