Gazetari i Top Channel, Artur Bibe, raporton nga kufiri mes Izraelit dhe Sirisë, ku vijojnë sulmet. Në videot e filmuara nga lartësitë e Golanit, duket tymi nga disa godina të sulmuara matanë kufirit, në Liban. Prej disa ditësh, gazetari Artur Bibe ndodhet në zonat e luftës në kufi në Izrael, në kufi me Libanin dhe Sirinë, duke raportuar zhvillimet e sulmeve të njëpasnjëshme.