Rritja e çmimeve gjatë vitit 2025 nuk është përkthyer në të njëjtën masë në rritje të të ardhurave nga konsumi për buxhetin e shtetit. Të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave tregojnë se ndonëse ekonomia është përballur me shtrenjtim produktesh, të ardhurat nga TVSH nuk kanë pasur të njëjtin ritëm rritjeje si zërat e lidhur me pagat dhe punësimin. Ekspertët fiskal këtë situatën e lidhin me funksionimin e tregut dhe kontrollet ndaj tij teksa shtojnë se qytetaret po shpenzojnë më shumë për të njëjtat produkte, por jo domosdoshmërisht po konsumojnë më shumë.