Një hartë e shpërndarë në rrjete sociale është bërë molla e sherrit për debatin e radhës mes Turqisë dhe Greqisë. Është kryeministri grek ai që kësaj radhe kërkon shpjegime nga Ankaraja, për një hartë ku disa ishuj të mëdhenj grekë të banuar në detin Egje që pretendohet se i përkasin Turqisë.