Top Channel/ Turqia paralajmëron për tensionet në Detin e Zi: konventa nuk frenon dot luftën!
22/04/2021 11:21

Top Channel/ Turqia paralajmëron për tensionet në Detin e Zi: konventa nuk frenon dot luftën! Ministri I jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu u shpreh tejet I shqetësuar nga përshkallëzimi I tensioneve në Detin e Zi, dhe I paralajmëroi palët të frenohen nga provokimet në mesin e përplasjeve mes Ukrainës dhe Rusisë për krizën e Donbasit. Përshkallëzimi I tensioneve në rajon na shqetëson të gjuthëve, provokimet duhen shmangur. Duhet të punojnë shumë të gjithë për tu siguruar që në fund do të triumfojë diplomacia e dialogu. Mesazhi I tij vjen në kohën kur Kievi e Moska kanë ashpërsuar qëndrimin ndaj njëri tjetrit, ndërsa fuqitë perëndimore, përfshirë SHBA rreshtojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën. Mbretëria e Bashkuar pritet të dërgojë në muajin maj një luftanije në Detin e Zi, ndërsa marina ruse ka shtuar praninë e saj në zonë e 100 mijë trupa ushtarake të Moskës mendohet të jetë grumbulluar në kufi. Cavusoglu kujtoi se në Detin e Zi nuk ka pasur asnjë konfrontim ushtarak as gjatë luftës së dytë botërore, e kjo më së pari I detyrohet ekuilibrit që ka krijuar konventa e Montreux e vitit 1936. Ne do të sigurohemi që zbatimi I saj të vazhdojë në mënyrë të paanshmë dhe transparente, por konventa e vetme nuk mjafton për të garantuar stabilitet, paralajmëroi shefi I diplomacisë turke. Kushtet e traktatit lejojnë që anijet luftarake të huaja të qëndrojnë në Detin e Zi deri në 21 ditë. Shtetet e Bashkuara e anuluan më herët dërgimin e dy luftanijeve të tyre në zonë. SHBA shpesh e njofton Turqinë për qasje të mundshme në Detin e Zi. Por, një kërkesë e tillë nuk do të thotë domosdoshmërisht se anijet e saj do të kalojnë andej.

Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52