Provinca jugore e Turqisë, Adana është goditur mëngjesin e kësaj të marte nga një tërmet me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter. Raportohet se epiqendra ka qenë në Kozan, rreth 64 kilometra nga qyteti i Adanas. Autoritetet nuk kanë raportuar për të plagosur apo shtëpi të dëmtuara.