Turqia kërkon të ndryshojë emrin me të cilin njihet jashtë kufijve. Një diplomat i lartë turk pohoi se Kombeve të Bashkuara u është dërguar një letër në të cilën i kërkohet OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare që në të ardhmen të përdorin emërtimin "Türkiye" dhe jo "Turkey".