Ankaraja nuk e priti mirë kërkesën e ndërkombëtarëve për lirimin e një lideri të shoqërisë civile, ndaj ka thirrur për shpjegime ambasadorët e 10 vendeve perëndimore, përfshirë atë të Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara. "Nuk është e pranueshme që ambasadorët të bëjnë një rekomandim ose sugjerim gjyqësor për një çështje që është në proces", deklaroi ministri i brendshëm turk Suleyman Soylu.