Autokolona e parë e ndihmës e nisur nga kufiri jugor i Turqisë po avancon drejt veri-perëndimit të Sirisë, zona më e prekur e vendit nga tërmeti i tmerrshëm i së hënës dhe paslëkundjet e dhunshme të tij. Nuk është e lehtë që ndihma nga jashtë të depërtojë në këtë pjesë të Sirisë, disa zona të të cilës kontrollohen nga rebelët kundërshtarë të regjimit të Bashar al Assadit.