Një debat me tensione ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother Vip 5 mes Selin dhe Juelës. Gjatë debatit Juela ka komentuar dasmën e Selin dhe Gimbos dhe i është drejtuar Selin që gjatë puthjes me banorin ajo ka menduar Mirin. Ndërkohë Selin u shpreh që i ka dhënë mundësin Juelës që të tregojë fytyrën e saj të vërtetë dhe që është turp të ketë një shoqe si ajo. Selin dhe Gimbo kurorëzuan ‘dashurinë e tyre’ mbrëmjen e djeshme, ku Rogerti ishte kundër kësaj martese ku mbajti një fjalim që pse ata nuk duhet të martoheshin, ndërkohë Juela gjatë gjithë kohës i thoshte çiftit që janë false dhe që Selin nuk ka ndenja për Gimbon, por për Mirin.