Turizmi natyror në Pustec po rritet vit pas viti dhe janë kryesisht pushuesit e huaj ata që më shumë sesa për plazh i drejtohen fshatrave buzë liqenit të Prespës për të eksploruar natyrën dhe atraksionet kulturore. Një grup studentësh nga Hollanda të cilët zgjodhën këtë vit Shqipërinë si destinacionin e tyre për pushimet e verës sapo mbërritën në qendër të Pustecit nisën kërkimet për një varkë që t’i drejtoheshin Ishullit të Maligradit, një shërbim që ofrohet nga banorët e zonës.