E diela në Vlorë solli trafik të rënduar, por kjo fundjavë kishte dhe numrin e lartë të pushuesve që kanë zgjedhur këtë qytet dhe jugun e Shqipërisë, si vend për të pushuar nën rrezet e diellit e dallgëve të detit. Këtë fundjavë kanë qenë të shumtë edhe turistët që kanë zgjedhur Vlorës për pushime, tashmë të njohur si “camping holiday”. Të huaj nga Zvicra, Bosnja, Polonia e Gjermania thonë se pushimet “camping” në Shqipëri janë eksperiencë e bukur dhe për ta nuk është hera e parë që vijnë në vendin tonë.