Top Channel/ Turizmi dëmton Greqinë/ Avokati Popullit grek: Ndalni ndërtimet për të mbrojtur natyrën
16/06/2024 12:31

Greqia duhet të reduktojë ndërtimet e shfrenuara dhe të mbrojë burimet ujore dhe zonat bregdetare, nëse dëshiron të ketë një industri të shëndetshme turistike në të gjithë ishujt e saj dhe zonat e plazheve thekson në raportin e tij të fundit Avokati i Popullit . Rreth 33 milionë njerëz vizituan Greqinë në vitin 2023, 5 milionë më shumë se një vit më parë, të tërhequr nga vendet e saj të lashta arkeologjike, ujërat e kaltra të Mesdheut dhe ditët pa mbarim me shkëlqimin e diellit. Mbi 4 milion vizituan vetëm Akropolin. Por Avokati i Popullit paralajmëron për rreziqet mjedisore në rritje dhe bën thirrje për reforma urgjente për ta menaxhuar atë në mënyrë të qëndrueshme”. Greqia nuk duhet “të shterojë potencialin e saj, duke e humbur atë dhe duke i bërë destinacionet turistike jo tërheqëse me kalimin e kohës”- thuhet në raport. Edhe kryeministri Mitsotakis në një intervistë të fundit për Bloomberg deklaroi se ka ardhur koha, ndoshta vitin e ardhshëm, për të vendosur kufizime për anijet turistike që vizitojnë ishujt më të njohur të Greqisë, si hapi i parë i qeverisë për të trajtuar efektet e "hiperturizmit" në periudhën pas pandemisë. Mitsotakis tërhoqi vëmendjen për presionin mbi ishujt si Santorini ku numri i madh i vizitorëve nga anijet që ankorohen, largon ata që vizitojnë ishullin dhe qëndrojnë në të për më shumë ditë. Santorini, i njohur për pamjet e tij të mrekullueshme vullkanike dhe perëndimet fotogjenike të diellit, ishte destinacioni më i popullarizuar i Greqisë vitin e kaluar, me 800 anije që e vizituan, duke ofruar afro 1.3 milionë vizitorë, një rritje prej 17% nga viti 2022. Ishulli ka afërsisht 15,000 banorë ,por pret më shumë se 5.5 milionë vizitorë në vit, dyfishi në krahasim me 2012 dhe kontribuon me 1 miliard euro në të ardhura vjetore të vendit .

Top Channel/ Studentët shqiptarë trondisin Shkupin, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:49
Top Channel/ Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:45
Top Channel/ “Gjuha, historia jonë”, studentët në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen, nuk tërhiqemi
06/04 14:55
Top Channel/ Studentët shqiptarë protestë në RMV për gjuhën shqipe, çfarë ndodhi gjatë dy orëve
06/04 14:38
Top Channel/ ‘Shqipja nuk është opsion por identitet’, Protestë për gjuhën në Shkup
06/04 14:06
Top Channel/ Protesta në Shkup, studentët kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën e tyre
06/04 12:33
Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23