Edhe pse në muajin dhjetor spanjollët po vijojnë plazhin. Në Malaga banorë dhe turistë po vijojnë të shijojnë rrezet e diellit dhe të bëjnë plazh pasi temperaturat vijojnë të jenë të larta. Një dukuri kjo e pazakontë për qytetin jugor të Spanjës në këtë periudhë. Alberto, i cili punon si kamerier në një kafene të qytetit, thotë se "ka aq shumë turizëm sa duket si gusht". Madje gjatë këtyre ditëve numri i atyre që vizitojnë Malagën ka shënuar rritje. Një nga arsyet temperaturat e larta. Ndërkohë ekspertët e lidhin fenomenin me ndryshimet e kushteve klimatike.