Bukuritë natyrore janë të pafundme në Shqipëri. Nëse jeni të apasionuar pas turizmit malor, çiklizmit, ngjitjeve mbi shkëmbinj apo adhurues të kampingut, liqeni i Bovillës, i gjendur 14 km larg Tiranës është destinacioni perfekt. Zona përreth Bovillës ka një bukuri mahnitëse dhe vitet e fundit është kthyer në një atraksion turistik për shumë vizitorë shqiptarë e të huaj të apasionuar pas natyrës . “Na pëlqen Shqipëria shumë, është si një thesar i pazbuluar”.