Sivjet, Lugina e Shalës, që u shpall edhe Zonë e Mbrojtur, po pret trefishin e turistëve të viteve të kaluara. Zona është zhvilluar shume shpejt duke iu përshtatur numrit të lartë të vizitorëve, me akomodim por edhe me aktivitete argëtuese që prej kanioneve, zipline e deri tek traditat që ka zona, shëtitjet me kuaj ndërsa nuk mund të mungojë muzika folklorike.