Një turiste franceze është gjetur sot pasdite në Himarë, pasi kishte humbur kontaktet rreth orës 10:00 të mëngjesit. Shërbimi zjarrfikës i Himarës me alpinistët kanë kërkuar në Malin e Çikës dhe e kanë gjetur në fshatin Ilias turisten në gjendje të mirë shëndetësore.