Top Channel/ “Turisti” anglez në hotelin e Nikulajt, i jepte informacion vrasësit portugez
26/04/2023 21:59

“Turisti” anglez, një nga bashkëpunëtorët e vrasjes së Ardian Nikulajt ndodhej prej ditësh në hotelin e viktimës me qëllim që t’i jepte informacion vrasësit portugez. Shtetasi anglez dyshohet se ka qenë informatori dhe që kishte akses në dvr-të e kamerave të sigurisë. Ai u dyshua që prej fillimit të ngjarjes si një nga informatorët, ndërsa dyshohet se ka ndërhyrë në sistemin e kamerave të sigurisë, për të parë lëvizjet e objektivit. Shtetasi anglez ka qëndruar pesë ditë tek një resort në Shëngjin, shumë pak metra më tutje lokalit të viktimës. Burime bëjnë me dije se shtetasi anglez është munduar të fshehë identitetin e tij përmes kapelës, dhe në momentin që është paraqitur në recepsion është siguruar që imazhi i tij të mos kapet nga kamerat. Vetëm pak kohë pas ngjarjes, ai është larguar menjëherë nga Shëngjini dhe dyshohet se ka ndërruar 2 taksi nga Shëngjini në Lezhë dhe më pas ka marrë një tjetër taksi për ta transportuar drejt aeroportit të Rinasit. Kjo ka rritur dhe më tej dyshimet e grupit hetimor se mund të kishte lidhje me vrasjen e Ardian Nikulajt. Ndërkaq Policia e Lezhës prej ditësh është vënë në lëvizje për gjetjen e autorit, ku ditën e sotme në një banesë të braktisur në Gjadër të Lezhës janë gjetur disa rroba të cilat dyshohet të jenë të autorit ku janë dërguar në laborator për ekzaminime të mëtejshme. Autoritetet besojnë se ngjarja ka ndodhur për shkak të gjakmarrjes, gjithashtu janë shpallur në kërkim ndërkombëtar 6 persona.

Top Channel/ Sofër iftari nga Prefekti i Tiranës! Bashkohen klerikët, politikanë e intelektualë
13/03 22:46
Top News – PD fokus te rrugët, Berisha: Infrastruktura moderne është prioriteti ynë!
13/03 22:22
Top News – Berisha me ekspertët e Infrastrukturës: Ne ndërtuam rrugët, këta vjedhin paratë
13/03 22:21
Top News – PD nis diskutimet me ekspertët, Berisha: Në fokus infrastruktura dhe transporti
13/03 22:13
Top Channel/ Zbulohet për çfarë do përdoren hapësirat publike që u liruan pas aksionit të verës
13/03 22:05
Top Channel/ I dha fund jetës me fostoksinë, Lezha ndez qirinj në Kujtim të Xhuana Nikollajt
13/03 21:37
Top Channel/ Aksident rrugor në Fier, kamionçina përplas një makinë, lëndohen 3 persona
13/03 21:35
Top News – Shkak gjoba për parkim të gabuar, 43-vjeçari në Vlorë dhunon policin
13/03 21:26
Top News – Homazhe për Xhuana Nikollajn, qytetarët e Lezhës ndezin qirinj në kujtim të 25-vjeçares
13/03 20:11
Top Channel/ Abuzimi me plehrat kimikë, fermerët: Janë 30% më shtrenjtë se viti i kaluar
13/03 19:45
Top Channel/ “Greqia po ndërton hekurudhën Janinë-Kakavijë 4 mln euro për km”, Berisha: Ne 20 mln/km
13/03 19:32
Top Channel/ Berisha: Ata që krijuan këtë katastrofë infrastrukturore do mbajnë përgjegjësi
13/03 19:31
Top Channel/ Berisha: Kanë copëtuar rrugë në lote, paçka se janë vazhdimësi e të njëjtit terren
13/03 19:30
Top News – Aksident në Fier, ‘Audi’ përplaset me kamionçinën, tre të plagosur
13/03 19:25
Top Channel/ Berisha: Rilindja urbane është dëshmia e korrupsionit dhe vjedhjes
13/03 19:18
Top Channel/ Berisha takim me Departamentin e Infrastrukturës: Problemet kanë lindur nga korrupsioni
13/03 19:18
Top News – GJKKO ‘rrëzon’ Ballukun, bie poshtë kërkesa për heqjen e pezullimit nga detyra
13/03 18:46
Top News- 25 vjeçarja telefonoi motrën para aktit ekstrem/ Detaje nga vetëflijimi i të resë
13/03 17:56
Top News – Rama: Pati presion për Porto Romanon. Kryeministri për krizën e naftës: Ndërhyrje në treg
13/03 16:56
Top News- Përkrahu persona me precedentë penal/ AMP pezullon nga detyra inspektorin e policisë
13/03 16:44
DIGITALB DIGITALB