Top Channel/ Turistët po vijnë nga Kosova/ Rikthehen polakët. Por në krye qëndron turizmi patriotik
23/06/2021 19:43

Turistët shqipfolës nga Kosova kanë dominuar hyrjet e shtetasve të huaj edhe gjatë majit, e duket se do të shpëtojnë edhe këtë vit sezonin. Instat raporton se muajin e kaluar kanë hyrë në vend 143.9 mijë shtetas kosovarë, gati dyfish më shumë se në vitin 2019, një fluks i pritshëm me mbarimin e muajit të Ramazanit dhe ngrohjen e motit. Lehtësimi i masave bllokuese ka përmirësuar bilancin e vizitorëve të huaj gjatë majit, duke bërë që të vijnë në vend 328.7 mijë në total, ndjeshëm më shumë se në 2020, por me gjithë përmirësimin në rezulton në rënie në raport me vitin normal 2019. Ndërsa gjatë 5-mujorit të parë në vend kanë hyrë mbi 1 milionë vizitorë të huaj, rreth 1.8 herë më shumë se vitin që lamë pas ku më shumë se gjysma e tyre janë turistë nga Kosova. Masat e lehtësuara në vend duket se kanë rikthyer fuqishëm polakët që gjatë pesëmujorit pothuajse janë 5-fishuar, teksa rritje të ndjeshme kanë parë edhe vizitorët nga Zvicra dhe vendet e rajonit si Maqedonia e Mali i Zi. Pjesa dërrmuese e vizitorëve të huaj kanë ardhur në Shqipëri kryesisht për pushime, teksa rritje kanë parë edhe udhëtarët transit këtë periudhë, ndërsa hyrjet për qëllime biznesi kanë shënuar rënie në raport me janar-maj 2020. Paralelisht, rritje ka shënuar edhe numri i shqiptarëve që kanë dalë jashtë vendit gjatë muajve janar-maj pasi sipas Instat rreth 306.5 mijë kanë kaluar kufijtë, mbi 278 mijë më shumë se një vit më parë, kur për 3 muaj thuajse kufijtë u bllokuan tërësisht. Një trend i tillë pritet të vijojë edhe në muajt pasardhës gjatë sezonit turistik pasi Greqia ku shumë shqiptarë e zgjedhin për të pushuar së bashku me vende të tjera kanë zbutur masat kufizuese.

Top News- Mbetjet e Elbasanit nën flakë, zjarri ende aktiv prej më shumë se 72 orë
03/07 21:38
Top News- I nxehti aktivizon zjarret, flakët përfshijnë malin në Has
03/07 20:24
Top Channel/ Nis ndërhyrja nga ajri në Elbasan! Flakët ia lënë vendin tymit toksik
03/07 19:51
Top Channel/ Si do zëvendësohet AKU! Flet pedagogu i UBT: Nuk do ketë më “ping-pong”
03/07 19:39
Top Channel/ Projektligji për bashkëpronësinë, Tabaku: Rrezikon të taksohet si pasuri e paluajtshme!
03/07 18:01
Top Channel/ Balla: Do doja që kolegia Dhori të ishte rizgjedhur!
03/07 17:59
Top News- Vr*sja e Klodian Rashës/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-policit dhe prokurorisë
03/07 17:59
Top Channel/ Zjarr në zonën pyjore në Has, temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve
03/07 17:28
Top News- Tensione tek ‘Plumbi i artë’/ Ndërpritet seanca, gjobitet avokati i të pandehurit
03/07 17:22
Top Channel/ “Unë s’kam gënjyer, ju e keni bërë”, Baçi sfidon Ballën: Hajde tani dhe shkojmë…
03/07 16:58
Top Channel/ “Plaçka e vjedhur nuk gëzohet”, Baçi paralajmëron PS: Mos mendoni se do ia kaloni lehtë
03/07 16:57
Top News – Mbrojtja e të dhënave roli e nëpunësve në sektorin publik e privat
03/07 16:32
Top Channel/ BPAL: Bashkëpunojmë në hetime, kemi kontribuar me 730 mln dollarë të rentës minerare
03/07 15:42
Top Channel/ I ikin policisë dhe aksidentohen, ndalohet “i forti” në Tiranë
03/07 15:41
Top Channel/ SPAK godet sërish vëllezërit Suel e Mario Çela, ju sekuestron pronat në Itali
03/07 15:40
Top Channel/ Gjyqi për Martinin, dëshmojnë oficerja e sigurisë dhe mësuesja
03/07 15:30
Top Channel/ Zjarri prej tre ditësh në landfill, ministri Vengu mbërrin në Elbasan
03/07 15:20
Top News – Rama ‘shkund’ bashkinë/ ‘Furtunë’ në Vlorë, ikin drejtorë dhe gjysma e administratës
03/07 15:15
Top News – Sekuestrohen pronat e Suel Çelës në Itali. Mbi 7 mln euro ndërtesa, llogari e kompani
03/07 15:13
Top News- 63 dëshmitarë për ‘5D’/ Gjyqi ndaj ish drejtorëve të bashkisë Tiranë
03/07 15:03