Top Channel/ Turistët po qëndrojnë më gjatë, Instat: Rritet numri i vizitorëve
16/07/2025 19:53

Promovimi turistik, fluksi i të huajve në vend, por edhe një sërë aktivitetesh që Shqipëria gjithnjë e më shumë po tërheq, është reflektuar edhe në ecurinë e strukturave të akomodimit. Të dhënat e Institutit të Statistikave për muajin maj tregojnë se pati një rritje me 31.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vizitorët rezidentë shënuan një rritje prej 36.6%, ndërsa vizitorët jo-rezidentë (të huajt) u rritën me 19.6%. Turistët qëndruan më gjatë pranë hoteleve, apartamenteve me qira ditore apo edhe bujtinave në vend gjatë muajit maj. Me hyrjen në sezonin turistik, rritja e tyre me 31.5% u regjistrua më e lartë në zonat bregdetare. Ndërkohë, një përqindje e lartë e të huajve vizituan sitet kulturore në shumë qytete të Shqipërisë, kryesisht në rajonin qendror të saj. Një interes në rritje është vënë re edhe për Veriun e Shqipërisë, me një dyfishim të numrit të të huajve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja e kërkesës, por edhe përmirësimi i infrastrukturës dhe shërbimeve, ka ndikuar edhe në ndryshimin e nivelit të normës së shfrytëzimit neto të strukturave, e cila arriti në 28.7% në maj. Sa i përket prejardhjes së vizitorëve jo-rezidentë, në krye të listës qëndron Kosova me 15%, ndjekur nga Italia me 13% dhe Gjermania me 9%. Polonia dhe Franca kontribuuan përkatësisht me nga 8%, ndërsa 47% e vizitorëve vijnë nga vende të tjera.

Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57
Top Channel/ “Përkeqësim i klimës së biznesit”, investitorët e huaj të shqetësuar për korrupsionin
20/02 15:14
Top Channel/ Turistët flenë në informalitet, vetëm 25% qëndrojnë në biznese të regjistruara
19/02 15:23
Top Channel/ Rënia e euros godet fasonët, vështirësi edhe prej rritjes së pagës minimale
18/02 19:54
Top Channel/ Bien importet dhe eksportet, ekspertët: Pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi
17/02 20:03
Top Channel/ TVSH nuk ndjek rritjen e çmimeve, ekspertët: Evazioni dhe oligopoli po dëmton tregun
16/02 19:55
Top Channel/ Kreditë e këqija zvogëlohen, por 35.9 mld lekë të dhëna me kredi mbeten risk
13/02 15:16