Ekipet e shpëtimit janë në garë me kohën për gjetjen e nëndetëses me turistë që u zhduk gjatë një zhytjeje drejt anijes më të famshme të fundosur, Titanikut. Pesë persona ishin në bordin e saj kur humbi kontaktet rreth një orë e 45 minuta pas zhytjes. Në mesin e tyre janë edhe biznesmeni pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij, Suleman.