Shetitorja bregdetare e Durrësit mbushet çdo ditë me turistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët përzihen natyrshëm me vendasit, duke shijuar klimën, detin dhe ritmin e qetë të qytetit bregdetar. Një thesar ende i pazbuluar, Shqipëria po shihet gjithnjë e më shumë si një destinacion i ri dhe i sigurtë në Evropë për pushime.