Durrësi vazhdon të mirëpresë turistë nga vende të ndryshme të botës të cilët zgjedhin këtë qytet për historinë, arkitekturën dhe natyrën e tij unike. "Qyteti na pëlqen shumë. Amfiteatri është spektakolar dhe uroj të zbulohet i gjithi sepse ia vlen. Edhe Torra Veneciane më pëlqen shumë. Kaq kam parë deri tani se sot erdhëm."