Angela Merkel, kancelaria gjermane në largim ka zgjedhur beogradin sot dhe tiranën nesër për turin e saj të lamtumirës. Merkel mbërrin në tiranë pas orës 10 të mëngjesit dhe takimin e parë do e ketë kokë më kokë me kryeministrin Rama në Pallatin e Brigadave e më pas takimi bilateral mes tyre qeverive. Por nesër në tirasnë do të mbërrijnë edhe kryeministrat e pesë vendeve të ballkanit perëndimor, të cilët do të marrin pjesë në një takim në ambientet e tirana biznes park. Në fund të takimit rama dhe merkel do flasin për gazetarët.