Top Channel/ Turi i kryeministrit në Ballkan/ Albin Kurti ia mbajti mbyllur derën Edi Ramës
06/07/2023 22:06

Dera e Albin Kurtit mbeti e mbyllur për Edi Ramën duke shënuar rastin e parë të mos mikpritjes të një kryeministri nga Tirana, nga një kryeministër i Prishtinës. Por presidentja Vjosa Osmani e cila për shumë çështje është treguar më fleksibël dhe më afër qëndrimeve të Perëndimit, nuk ia mbylli derën Edi Ramës. Presidenca e Kosovës bëri këtë koment për takimin. “Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për t`i adresuar sfidat e përbashkëta me të cilat përballet rajoni së bashku me partnerët euroatlantikë. Në raport me situatën e sigurisë në veri, Presidentja Osmani theksoi se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës. Sa i përket Samitit të Procesit të Berlinit, u bisedua për domosdoshmërinë e hyrjes në fuqi të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në këtë proces, e sidomos asaj që ka të bëjë me lirinë e lëvizjes, si dhe për mundësinë e rritjes së projekteve dhe fondeve përfituese për vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.” Ndërkohë që Edi Rama sapo kishte nisur takimin me presidenten Vjosa Osmani, nga godina përballë e kryeministrisë Albin Kurti përfundoi ditën e punës. Qëndrimin në ambientet e parlamentit të Kosovës kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi edhe për një takim me ambasadorin e SHBA në Kosovë Jeffrey M. Hovenier. Kryetari Parlamentit të Kosovës i cili e mikpriti kryeministrin Edi Rama, nuk u distancua nga mos realizimi takimit me kryeministri Kurti. “Ne nuk kemi probleme shtetërore me Republikën e Shqipërisë. Më duket se ë shumë problem ka ardhur më shumë nga ana e Shqipërisë. Qeveria shqiptare ka pasur problem me qeverinë e Kosovës, pa asnjë arsye madhore e substanciale e anuloi mbledhjen e dy qeverive. Nuk është një acarim sa mos të takohen fare. Është natyrisht, siç është ndjerë Republika e Kosovës do të kisha përdorur shprehjen lëndim. Ne kemi qenë të lënduar. Natyrisht do të takohen së shpejti do të rregullohen së shpejti edhe nëse jo sonte.”- tha Konjufca. E marta e 6 korrikut 2023 do të shënohet në historinë e kombit shqiptar, si një datë e cila nuk na bën aspak krenar, vllazëria Kosovë-Shqipëri u thye. Por le të shpresojmë të jetë një thyerje e riparueshme në të ardhmen.

Top Channel/ “Rama mashtron për rrogat dhe pensionet”, Berisha: Pensionistët marrin sa…
12/04 18:34
Top News- PD anketë për territorialen/ Demokratët kërkojnë ‘ndihmë’ nga qytetarët
12/04 17:53
Top News- Vrasja në Nikël, dëshmon autori: Më sulmoi i pari me një kosë të vogël në krah
12/04 17:53
Top Channel/ Kaos në futbollin shqiptar! Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë ndeshjes
12/04 17:06
Top Channel/ Kriset miqësia e Mirit dhe Rogertit, banori i zhgënjyer: Të ishte Brikena në finale…
12/04 16:36
Top Channel/ Festa e pashkës në qytetet shqiptare/ Urime për besimtarët ortodoksë edhe nga politika
12/04 15:03
Top Channel/PD, sondazh për hartën territoriale/Demokratët përmes një ankete online pyesin qytetarët
12/04 15:03
Top Channel/ Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkën, ja si u festua në disa qytete
12/04 15:01
Top News- Droga e re që po kërcënon adoleshentët shqiptarë, zbulohet laboratori ku prodhohej
12/04 14:32
Top News- Vjedhje me dhunë e trafik droge, kush është 51-vjeçari që u prangos nga operacionalja
12/04 14:27
Top Channel/ Peleshi uron Pashkët nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë
12/04 14:23
Top News- Festa e Pashkës ortodokse/ Politika mesazhe urimi për besimtarët
12/04 14:17
Top News- Skema e re e pensioneve, Rama shpjegon si do të funksionojë
12/04 13:32
Top News- Tirana gati për Samitin e Diasporës/ Rama: Diaspora një forcë konkrete zhvillimi
12/04 13:32
Top Channel/ Begaj uron Pashkët nga Korça, bën thirrje për solidaritet e mirësi mes shqiptarëve
12/04 13:31
Top Channel/ Zjarr në një pallat në Lushnje, flakët dyshohen se u vunë nga pronari i banesës
12/04 13:17
Top Channel/ Rruga në Shëngjin drejt fundit, ndërtimi i Bypass pritet t’i japë frymëmarrje trafikut
12/04 12:47
Top Channel/ Divorcet vonohen në gjykatën e Durrësit, qindra persona presin për zgjidhje martese
12/04 12:28
Top Channel/ Pashkët, festë unike në Korçë, mijëra qytetarë nga zona të ndryshme të Shqipërisë…
12/04 12:26
Top Channel/ Festimet e Pashkës në Tiranë, mijëra besimtarë ortodoksë morën pjesë në kremtime
12/04 12:25