Top Channel/ Turbulenca në ajër, vdes pasagjeri në avion: Përplasi kokën!
21/05/2024 16:08

Një person humbi jetën e disa të tjerë u plagosën kur avioni i Singapore Airlines me të cilin udhëtonin u godit nga turbulenca të forta. Boeing 777-300ER i nisur nga Londra drejt Singaporit bëri më pas ulje të detyruar në Bangkok. Të dhënat e gjurmimit të fluturimeve tregojnë se avioni ra 2000 m brenda pak minutash pasi kaloi Gjirin e Bengalit. Në bordin e tij kishte gjithsej 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit, thuhet në deklaratën e lëshuar nga kompania ajrore, sipas të cilës po punohet aktulisht me autoritetet tajlandeze për të ofruar ndihmë mjekësore për pasagjerët e dëmtuar. Ende nuk është fort e qartë se cfarë ndodhi në avion. Një pasagjer i tha agjencisë së lajmeve Reuters se mjeti fluturues papritmas filloi "të anohej fort e po dridhej". "Pati papritur një rënie shumë dramatike, kështu që ata që ishin ulur dhe nuk e kishin vendosur rripin e sigurimit u përplasën menjëherë në tavan”, rrëfeu studenti 28-vjeçar Dzafran Azmir. "Disa persona goditën kokën tek mbajtëset e bagazheve sipër, të tjerë u përplasën me vendet ku janë dritat e maskat”, shtoi ai. Turbulencat ajrore shkaktohen më të shumti kur avionët fluturojnë nëpër re, por ato ndodhin edhe një kohë të kthjellët e ajër të pastër e kështu nuk janë të dallueshme në radarin e avionit dhe as nuk mund të parashikohen. “Dëmtimet nga turbulencat e rënda janë relativisht të rralla në kontekstin e miliona fluturimeve të kryera. "Megjithatë, turbulencat e rënda mund të jenë dramatike dhe të çojnë në lëndime të rënda ose fatkeqësisht si në këtë rast një fatalitet," tha eksperti i aviacionit John Strickland për BBC. “Jo më kot, shtoi ai, linjat ajrore rekomandojnë mbajtjen e rripave të sigurimit gjatë një fluturimi, jo vetëm të gjatë, por edhe të shkurtër.

Top News- Garanci pasurore për të fituar lirinë, GJKKO pranon kërkesën e Malltezit
07/07 21:03
Top News- Hyjnë me forcë bashkinë, protestuesit nuk ndalen ne Klos, ultimatum kryebashkiakes
07/07 19:51
Top Channel/ Korçë, hapet konsullata greke, marrin pjesë ministrat e jashtëm Gerapetritis dhe Hasani
07/07 19:50
Top News- “Hape derën!!!”, plas në bashkinë e Klosit…protestuesit I hyjnë kryebashkiakes në zyrë
07/07 19:25
Top Channel/ Banorët e Klosit protestojnë ndërtimin e Hecit mbi lumin e Lusës
07/07 18:32
Top Channel/ Policia aksion në kryeqytet! Bllokohen 42 makina luksoze në Tiranë,35 shoferë nën hetim
07/07 16:27
Top News- ‘Zeqineja e SPAK-ut’/ Plas mes Metës e Kryemadhit: Ajo flet me gjuhën e Dumanit
07/07 15:42
Top News – ‘Ilir Meta merr direktiva nga SPAK’, Kryemadhi akuzon ish bashkëshortin e saj
07/07 15:37
Top Channel/ Festa e Ashures, Kryegjyshi i bektashinjve, Baba Mondi bëri thirrje për paqe e mirësi
07/07 15:24
Top Channel/ Tregtarët e Shkodrës protestojnë: Të lirohen ambientet nga komuniteti mysliman
07/07 15:22
Top Channel/ Digjen varrezat në Elbasan, një pjesë e tyre u përfshi nga flakët, procedohet 33vjeçari
07/07 15:21
Top Channel/ Nëna me 7 fëmijë në mëshirë të fatit, shërbimi social nuk i vjen në ndihmë familjes
07/07 15:20
Top News- Situata e zjarreve në vend/ 6 vatra ende aktive, mbi 65 hektarë të djegura
07/07 15:15
Top Channel/ Lirohet dhëndri i Berishës, GJKKO heq masën e arrestit shtëpiak për Jamarbër Malltezin
07/07 15:02
Top Channel/ Babai abuzoi me vajzën/ Gjyshi i 12-vjeçares: Nuk e dija çfarë ndodhte! Po ta dija…
07/07 14:44
Top Channel/ Goditet një tjetër rast i tentativës për të trafik armësh, arrestohet i riu në Morinë
07/07 14:19
Top News- Zaptuan hapësirat publike/ Nën hetim tre persona në Velipojë dhe Sarandë
07/07 14:14
Top News – ‘Lejoi zaptimin e Thethit’, Rama denoncon me emër prokuroren
07/07 14:13
Top News- ‘Nuk ka të majtë e të djathtë’ / Rama nis ‘vettingun’ te dega e partisë në Vlorë
07/07 13:19
Top News – ‘Jo deputetë kafenesh’. Porosia e Ramës nga Vlora dhe thirrja për të rinjtë
07/07 13:11