Nisi me Londrë, por plani i Volodymir Zelensky ishte në fakt një tur europian që e solli dhe në Paris, për takime me presidentin Emmanuel Macron e kancelarin Scholz të ndodhur atje, ndërsa sot pritet në samitin e BE në Bruksel. Presidenti ukrainas po e shfrytëzon këtë mundësi për të përsëritur kërkesën që e konsideron si më të ngutshmen e momentit: furnizimin me avionë luftarakë.