Top Channel/ Tunizia në protestë për krizën ekonomike dhe arrestimin e kreut sindikalist
18/02/2023 21:07

Mijëra tunizianë dhe punonjës sindikatash dolën në protestë ndaj kushteve të rënda ekonomike si dhe për arrestimin e një zyrtari të shoqatave të punëtorëve. Qeveria atje po kërkon një hua nga FMN por federata e punëtorëve paralajmëron se kjo do të sjellë masa akoma më të rënda shtrëngimi ekonomik. Demonstruesit në qytetin Sfax, ku u zhvillua dhe protesta më e madhe, brohorisnin "Tunizia nuk është për t’u shitur!" si dhe "Jo heqjes së subvencioneve!" Disa protestues ngrinin franxholla buke në ajër si protestë për kostot në rritje. Ata kërkonin gjithashtu lirimin e zyrtarit sindikal Anis Kaabi, i arrestuar dy javë më parë gjatë një greve të punonjësve të autostradave. Zyrtari sindikal Othmane Jallouli, u tha demonstruesve se "qeveria kishte dështuar me reformat sociale e ekonomike, por ia kishte dalë vetëm për të sulmuar sindikatat”.Protestat vijnë një vit e gjysmë pasi presidenti tunizian Kais Saied shkarkoi qeverinë dhe mori të gjithë pushtetin, në lëvizje që opozitarët e kanë quajtur grusht-shteti.Tunizia është një vend i varur nga importet dhe ka shënuar mangësi të konsiderueshme të mallrave bazë si sheqeri apo nafta.

Top News- Video EKSKLUZIVE e sulmit terrorist në xhami/ Agresori hap zjarr me dy pistoleta
10/10 18:12
Top News- Sulm terrorist në xhami/ 4 besimtarë të plagosur, siguria vret agresorin
10/10 18:11
Top Channel/ Rusia sulmon Kievin, blackout në 9 provinca: NATO nis stërvitje bërthamore!
10/10 15:13
Top News – Një president ‘rockstar’. Javier Milei i Argjentinës argëton 15 mijë fansa
10/10 14:45
Florjan Binaj LARGOHET nga Berisha, krijon PARTI të re?! SKENARËT TRONDISIN politikën | Breaking
10/10 14:39
Top News – Nobeli i Paqes për politikanen venezueliane / Maria Corina Machado, sfiduese e Maduros
10/10 14:38
Top News – Kthehen në rrënojat e shtëpive / Gaza, izraeli tërheq trupat, banorët të frikësuar
10/10 14:18
Top News – NATO nis manovrat bërthamore / 71 avionë nga 14 shtete në stërvitje javën e ardhshme
10/10 14:01
Top News – Po vjen stuhia vdekjeprurëse ‘Alice’…Alarm i kuq, makina nën ujë e rrugë të përmbytura
10/10 13:59
Top News – Trump paqebërësi dhe Nobeli i munguar / ‘Shuplakë’ e rëndë, Norvegjia pret ‘hakmarrje’
10/10 13:58
Top News – Tërmet masiv, njerëzit të tmerruar / Magnituda 7.4, paralajmërim edhe për cunami
10/10 13:58
Top Channel/Nobeli i Paqes, Trump mbetet “duarthatë”:Çmimi i shkon lideres së opozitës venezueljane!
10/10 13:43
Top News – Sulm i madh në qendër të Kievit / Rusia godet apartamente dhe qendrat e energjisë
10/10 12:56
Top News – Arrestohen ultrasit e Barcelonës. Lidhje me krimin e organizuar dhe dhunë ndaj Realit
10/10 12:21
Top Channel/ Gaza, BE përshëndet ratifikimin e marrëveshjes: Pas paqes, te kemi shtetin palestinez!
10/10 11:48
Top News – Evakuime masive, gati plani / Shtetet baltike përgatiten për një pushtim rus
10/10 11:42
Top News – Izraeli nis tërheqjen nga pjesë të Gazës/ Qeveria miratoi marrëveshjen e armëpushimit
10/10 11:41
Top News – Trump do të dëbojë Spanjën nga NATO / Nuk pranon të paguajë më shumë për mbrojtjen
10/10 11:38
Top News – Macron ka vetëm pak orë kohë / Afati i fundit për emërimin e kryeministrit po afron
10/10 11:30
Top Channel/ Tajvani “kërcënon” Kinën: prezanton mburojën e hekurt “T-Dome”!
10/10 11:29