Top Channel/ Tsipras nxjerr librin e ri: Zgjedhja e Varoufakis si ministër i Financave, një gabim!
24/11/2025 12:06

Kishte javë që diskutohej për librin e ri të ish kryeministrit grek Aleksis Tsipras, «Itaka», por me daljen e tij sot në qarkullim reagimet kanë arritur kulmin. Botimi voluminoz prej 762 faqesh synon të rikthejë debatin mbi periudhën më të nxehtë të politikës greke, vitet 2015–2019. Tsipras rrëfen negociatat dramatike me kreditorët, dilemat mbi euron, tensionet brenda SYRIZA-s, tragjedinë e Matit dhe momentet që, sipas tij, përcaktuan fatin e vendit. Në këtë libër, ai shfaqet njëkohësisht autokritik dhe vetëpërshkrues si lider që mori vendime të dhimbshme për të shmangur një katastrofë më të madhe ekonomike,si një udhëheqës që bëri gabime, nënvlerësoi rreziqet, ndihet fajtor, por që, në fund, "e hoqi barrën" dhe nënshkroi memorandumin e tretë si një të keqe të domosdoshme për të shpëtuar vendin. Ai e largon veten nga roli i “aventurierit të papërgjegjshëm” dhe e zhvendos në rolin e udhëheqësit “të mundur, por të pjekur”. Tsipras pranon se zgjedhja e Yanis Varoufakis si ministër i Financave ishte gabim në një periudhë kritike për vendin. Por ai kritikon ashpër edhe kundërshtarin e tij Kyriakos Mitsotakis për retorikën gjatë qeverisjes së tij dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, duke e quajtur “gënjeshtar kombëtar”. Libri sjell gjithashtu një paradoks interesant: sa më ashpër të sulmohet nga e djathta dhe mediat e saj, aq më shumë forcohet pozicioni i Tsiprasit brenda audiencës progresive, e cila mund të mos e votojë më, por ende e sheh si figurë që sfidon rendin dominues. Tsipras u referohet hollësishëm edhe zhvillimeve të viteve të fundit dhe përçarjes të së Majtës. Ai i kujton qendrës së majtë se harta e saj politike vazhdon të vizatohet mbi koordinatat e viteve 2015–2019 kur ai udhëhoqi . Sipas analistëve "Itaka" e Alexis Tsipras nuk është vetëm një libër, është një lëvizje agresive për t'u ripozicionuar në kulmin e narrativës së qendrës së majtë.Shumica e mediave e lexojnë librin si rikthim të plagëve të 2015-s, duke e parë herë si autokritik të vonuar e herë si përpjekje për të rimodeluar historinë.Nëse “udhëtimi” i tij do të çojë drejt një "Itake" të re politike, apo thjesht do rrotullohet rreth të njëjtit ishull, do ta tregojnë zhvillimet e javëve në vijim dhe fakti në se ai do të krijojë një forcë të re për të mundur hemgjemoninë e konservatorëve që, megjithëse të lodhur, duket sikur ende luajnë pa kundërshtar.

Top Channel/ Mesazhet e Brukselit për Shqipërinë, PE: Mbështesim SPAK, jo protesta të dhunshme
20/03 19:57
Top Channel/ Nafta, qeveritë nisin kursimin! Spanja, Italia dhe Serbia ulin akcizën
20/03 19:47
Top News- Magazina me kanabis në Peqin/ Lirohet drejtori i burgut, shpallet në kërkim i vëllai
20/03 19:17
Top Channel/ Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, pamje nga festimet në gjithë Shqipërinë
20/03 17:35
Top News – SKY express sjell më pranë Greqinë dhe Shqipërinë, rritje dinamike dhe investime në rajon
20/03 16:52
Top News – 305 amendime për raportin e Schieder. Grekët për pakicat, perëndimi për drejtësinë e SPAK
20/03 16:39
Top News- Ambasada e SHBA uron Fiter Bajramin/ Trump: Kujtesë për lirinë fetare, parimin themelor
20/03 16:29
Top Channel/ Garë për drejtuesit e QSUT! 9 shërbime me shefa të rinj, zbardhen kandidatët
20/03 15:31
Top Channel/ Shqetësim për aaftën epizootike! Shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve
20/03 15:29
Top News – Turizmi dhe ndërtimi. Dy sektorët që mbajnë në këmbë shërbimet
20/03 15:29
Top Channel/ Vizita për minierën, mediat greke: Arsyeja e takimit të ambasadores së SHBA me Rama
20/03 15:19
Top Channel/ Paqe për Fitër Bajram/ Rama dhe Berisha urojnë festën me mesazhe në rrjetet sociale
20/03 15:10
Top Channel/ Gëzuar Fitër Bajramin/ Urimi i Top Channel për të gjithë besimtarët muslimanë shqiptarë
20/03 15:00
Top Channel/ Pas muajit të Ramazanit, besimtarët falin namazin në xhamitë e Bulqizës
20/03 13:36
Top Channel/ Fitër Bajrami në Shkodër, besimtarët falen në sheshin e qytetit
20/03 13:34
Top Channel/ Pas një muaji agjërim besimtarët mylimanë të Lezhës kremtojnë Fitër Bajramin
20/03 13:22
Top Channel/ Fitër Bajrami në Korçë, besimtarët falin Namazin në xhaminë e qytetit
20/03 13:21
Top Channel/ Falja e Namazit në Lushnjë, besimtarët myslimanë mblidhen në sheshin e qytetit
20/03 13:09
Top News – Arrestohet 29-vjeçari në Fier. Përplasi me makinë burrë dhe grua pas një sherri
20/03 13:09
Top Channel/ Pas një muaj agjërimi, besimtarët e Elbasanit falin Namazin në sheshin e qytetit
20/03 12:41
DIGITALB DIGITALB