Truproja e Brad Pitt dëshmoi kundër Angelina Jolie , mes mosmarrëveshjeve ligjore të çiftit për pasurinë e një ferme me punishte vere në Francë si dhe kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Në seancën e fundit, sipas Page Six, një ish-roje sigurie që punonte për çiftin dëshmoi se kishte dëgjuar më parë Jolie t'i nxiste fëmijët të shmangnin babanë e tyre.