Kërkesa e kryetarit të bashkisë së Beogradit, Aleksandar Shapic, që mbetjet mortore të atij që konsiderohet si “presidenti i përjetshëm i Jugosllavisë”, Josip Tito të largohet nga Serbia, kanë ngjallur debate të zjarrta në vend. Nxjerrja e trupit të Titos dhe largimi nga kryeqyteti serb nuk mbështetet si ide nga pothuajse askush në Muzeun e Jugosllavisë, ku bën pjesë edhe Shtëpia e Luleve me varrin e Mareshalit jugosllav. "Heqja e varrit do të ishte përdhosje.