Top Channel/ Trupa tokësore në Iran? Trump: Humbje kohe, liderin e ri Suprem ta zgjedhim ne!
06/03/2026 12:13

Një operacion tokësor i Shteteve të Bashkuara në Iran për presidentimn amerikan Donald Trump, do të ishte humbje kohe. Në një intervistë për NBC Neës, Trump e cilësoi një skenar të tillë si të panevojshëm. Është humbje kohe. Ata kanë humbur cdo gjë. Kanë humbur marinën e tyre, kanë humbur gjithçka që mund të humbisnin. Duke reaguar ndaj një deklarate të ministrit iranian të Jashtëm, Abbas Araghchi, sipas të cilit një operacion tokësor amerikan do të përfundonte me një “katastrofë”, Trump u shpreh vetëm se këto ishin thjesht “fjalë boshe”. Araghchi qe shprehur se Republika Islamike është e përgatitur për çdo situatë të mundshme, qoftë kjo edhe një inkursion tokësor. “I presim armiqtë, jemi të sigurtë që mund t`i bëjmë ballë”, deklaroi kreu i diplomacisë iraniane. Por Trumpi është i bindur në fuqinë e ushtrisë amerikane; “Ne kemi burime të mjaftueshme për të vazhduar sulmet. Kemi aq shumë muncione sa njerëzit nuk e kuptojnë, kemi më shumë se kurrë u shpreh ai. Më tej, ai këmbënguli se SHBA-ja duhet të ketë rol në përzgjedhjen e udhëheqësit të ri të Iranit, pasi lideri suprem Ali Khamenei u vra që në valën e parë të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit. “Ne duam të hyjmë atje dhe të pastrojmë gjithcka. Duam që iranianët të kenë një udhëheqës të mirë. Kemi disa njerëz të cilët mund ta bëjnë shumë mirë këtë detyrë”, ishte komenti i tij, teksa u shpreh kundër emërimit të djalit të udhëheqësit të vrarë suprem iranian Ali Khamenei, Mojtaba. Ata po humbasin kohën. Djali i Khameneit është peshë e lehtë. Unë duhet të jem i përfshirë në emërim. Trump shtoi se do të preferonte të kishte një udhëheqës të ngjashëm me presidenten e Venezuelës, Delcy Rodriguez, e cila e zëvendësoi Nicolas Maduro pas rrëmbimit të tij nga forcat amerikane në janar. Edhe pse kishte shërbyer më parë si zv/presidente e Maduros, Rodriguez ka lejuar Uashingtonin të shesë naftën e Venezuelës dhe të ndërpresë furnizimet me karburant për Kubën nën kërcënimin e sulmeve të mëtejshme amerikane.

Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19