Top Channel/ Trump “vlen” 6.1 miliardë USD, shpenzon mesatarisht 130 milionë në vit
27/12/2024 22:48

Pasuria e Donald Trump u rrit me 3.6 miliardë dollarë. Perandoria financiare e presidentit të zgjedhur arriti një vlerë prej 6.1 miliardë dollarësh falë aksioneve të tij në “Trump Media & Technology Group”, kompania që zotëron platformën e mediave sociale “Truth”. Llogaritjet janë bërë nga “Forbes”, sipas të cilit Trump në fillim të vitit kishte një vlerë prej 2.5 miliardë dollarësh. Në mars, presidenti i zgjedhur arriti maksimumin, sepse vlera shkoi deri në shtatë miliardë dollarë. Megjithatë, në prill, aksionet e “Truth” humbën terren, duke e "varfëruar" manjatin përkohësisht. Gjithsesi, në maj, pasuria e tij shkoi në tetë miliardë dollarë me regjistrimin e rrjetit të tij social në bursë, përpara se të binte përsëri kur u shpall fajtor nga një juri e Nju Jorkut me 34 akuza. Ai u shpall fajtor për paratë që i kishte dhënë yllit të filave për të rritur Stormy Daniels. Në muajt në vijim, pasuria e tij pësoi ulje-ngritje, derisa arriti në 6.1 miliardë mbrëmjen e 26 dhjetorit. Sipas llogaritjeve të “Forbes”, bazuar në të dhënat që variojnë nga viti 2010 deri në vitin 2019, Trump shpenzon mesatarisht 130 milionë dollarë në vit. Gjatë katër viteve të tij të para në Shtëpinë e Bardhë e bënë atë të pasur, me bizneset e tij që realizuan 2.4 miliardë dollarë të ardhura dhe 550 milionë dollarë fitim midis 2017 dhe 2020.

Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56