Top Channel/ Trump vijon kërcënimet për Kanadanë: Do e paguani shtrenjtë!
11/03/2025 22:24

Presidenti Donald Trump, përshkallëzoi sot kërcënimet e tij kundër fqinjit të Amerikës në veri, pasi Kanadaja i është përgjigjur kërcënimeve tarifore të Trump duke thënë se do të ndërpresë energjinë elektrike për shtetet që furnizon. Në një postim të “Truth Social”, Trump vuri në pikëpyetje pse Shtetet e Bashkuara lejojnë Kanadanë të furnizojë me energji elektrike disa shtete në radhë të parë dhe tha se kombi kanadez do të paguajë një “çmim financiar” të madh për përdorimin e energjisë elektrike për amerikanët si një “kartë pazaresh”. “Pse vendi ynë lejon një vend tjetër të na furnizojë me energji elektrike, qoftë edhe për një zonë të vogël? Kush i mori këto vendime dhe pse? Dhe a mund ta imagjinoni Kanadanë të bie aq poshtë sa të përdorë ENERGJINË ELEKTRIKE, që ndikon kaq shumë në jetën e njerëzve të pafajshëm, si mjet pazaresh dhe kërcënim? Ata do të paguajnë një çmim financiar për këtë aq të madh sa do të lexohet në Librat e Historisë për shumë vite në vijim!”, shkroi Trump në Truth Social. Më herët, Trump vazhdoi të tallte Kanadanë se do të bëhej shteti i 51-të, nëse kanadezët duan të shohin zhdukjen e tarifave, duke e paraqitur atë si një mundësi për ta për të ulur taksat dhe siguri më të fortë ushtarakisht dhe në kufi. “Kanadaja paguan shumë pak për Sigurinë Kombëtare, duke u mbështetur në Shtetet e Bashkuara për mbrojtjen ushtarake. Ne po subvencionojmë Kanadanë në shumën prej më shumë se 200 miliardë dollarë në vit. PSE??? Kjo nuk mund të vazhdojë. E vetmja gjë që ka kuptim është që Kanadaja të bëhet shteti ynë i dashur i 51-të. Kjo do të bënte që të gjitha tarifat dhe gjithçka tjetër të zhdukeshin plotësisht”, tha presidenti amerikan.

Top News- Oshtinë nga raketat e dronët Kievi, Rusia harron bisedimet…Zelensky kërkon ndihmë
14/03 11:49
Top Channel/ “Çfarë po bëni”? Hamasi thirrje Iranit: “Mos sulmoni vendet fqinjë”!
14/03 11:42
Top Channel/ Gjermania kapërcen Kinën: Eksportuesja e katërt më e madhe e armëve në botë!
14/03 11:41
Top News- Tanket e avionët amerikanë pranë Koresë së Veriut, tërbohet Kim, lëshon raketat balistike
14/03 11:39
Top Neës- Europa ndjen frikën, nisin trazirat/ shpërthim i fuqishëm në Amsterdam
14/03 11:28
Top Channel/ “Mbylleni luftën e Iranit”, kancelari gjerman: Nuk do të bëhemi kurrë pjesë e saj!
14/03 11:05
Top News- Iranin po e drejton Garda Revolucionare? Iranianët: Nuk do heqin dorë nga hakmarrja
14/03 11:02
Top Channel/ Trump urdhëron bombardimin e ishullit Kharg: “Ka 90% të naftës iraniane”!
14/03 10:58
Top News- Dy javët e operacionit ‘Epic Fury’…‘Eskursioni afatshkurtër’ i Trump tronditi botën
14/03 10:37
Top Channel/ SHBA, 10 mln USD për “kokën” e Khamenei! Dëron trupa shtesë ndaj Iranit
13/03 23:16
Top Channel/ BE ‘paralizon’ Serbinë pas blerjes së armëve nga Kina
13/03 22:03
Top News – Italia dhe Franca në biseda ‘sekrete’ me Iranin, negociojnë për Ngushticën e Hormuzit
13/03 21:24
Top News – Erdogan i qartë për luftën në Lindjen e Mesme: Turqia do të qëndrojë larg zjarrit’
13/03 20:13
Top Channel/ BE bisedime “sekrete” me Iranin për naftën, “Financial Times” zbulon negociatat
13/03 19:43
Top News – Pse nuk kanë hyrë në luftë Huthit? Partnerët e Iranit në Jemen po qëndrojnë duarlidhur
13/03 16:24
Top News – Kuba gjunjëzohet para Trumpit / Fillon bisedimet me SHBA-në në mes të krizës
13/03 16:13
Top Channel/ Raketa e tretë nga Irani, Turqia konfirmon: “Do sulmohej baza e Incirlikut”!
13/03 15:10
Top News – Viktima e parë në radhët e Francës / Ushtari francez vritet nga droni iranian në Irak
13/03 14:48
Top News – Marshim nën bombat e Amerikës / Irani mban peng botën, presidenti sfidon Trumpin
13/03 14:47
Top Channel/ Nisin sulmet terroriste në Perëndim? SHBA: Të shtëna dhe shpërthim në sinagogë!
13/03 14:35
DIGITALB DIGITALB